Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Tetor 2022

  • 10/01/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin tetor 2022 (2020=100)

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha mujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në muajin tetor të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (tetor 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.28%); Industria përpunuese (0.21%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.03% ); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret)  (-0.03%).

Ndërkaq, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (tetor 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.00%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret)(-0.06%); Industria përpunuese (-0.05%); Furnizimi me rryme, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.03%).