Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Shtator 2022

  • 12/12/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin shtator 2022 (2020=100)

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në muajin shtator të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (shtator 2021) ishte: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.34%); Industria përpunuese (0.03%). Ndërsa, Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-0.81%); dhe Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-0.20%).

Ndërkaq, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (shtator 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.00%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-0.05%); Industria përpunuese (-0.04%); dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.04%).