Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Shkurt 2023

  • 10/05/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur Indeksin e vëllimit industrial për muajin shkurt (2020=100)

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha mujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në muajin shkurt të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shkurt 2022) ishte : Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.45%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.03%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret)( -0.27%); dhe Industria përpunuese (-0.02%).

Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shkurt 2022) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.00%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret)( -0.07%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.03%); dhe Industria përpunuese (-0.02%).