Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Nëntor 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin nëntor 2022 (2020=100)
Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha mujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në muajin nëntor të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (nëntor 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.58%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.09%); Industria përpunuese (0.08%); dhe Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-0.24%).
Ndërkaq, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (nëntor 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-0.07%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-0.06%); Industria përpunuese (-0.04%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.03%).