Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Maj 2022

  • 10/08/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin maj 2022 (2020=100)

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në muajin maj të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (maj 2021) ishte: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.43%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) 0.15%; Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.12%;  dhe Industria përpunuese (0.02%).