Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Korrik 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin korrik 2022 (2020=100)
Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në muajin korrik të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (korrik 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.62%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.18%); Industria përpunuese (0.02%); ndërsa Industria nxjerrëse kishte ulje për (0.23%).
Ndërkaq, indeksi i numrit të punësuarve në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (korrik 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.02%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.05%); Industria nxjerrëse (Minierat dhe guroret) (-0.03%); Industria përpunuese (-0.01%).