Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Janar 2023

  • 12/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin janar 2023 (2020=100)

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha mujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në muajin janar të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak (Janar 2022) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.97%); Industria përpunuese (0.17%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) (0.05%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.07%).                                                                                                                                      

Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2022) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.00%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-0.12%); Industria përpunuese (-0.01%); dhe Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.03%).