Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, Gusht 2022

  • 10/11/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin gusht 2022 (2020=100)

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në muajin gusht të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (gusht 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.90%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (0.59%); Industria përpunuese (0.12%); ndërsa Industria nxjerrëse (0.09%).

Ndërkaq, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (gusht 2021) ishte: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.01%); Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.05%); Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-0.04%); Industria përpunuese (-0.03%).