Statistikat Afatshkurtëra të Tregtisë me Pakicë, TM4 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitë publikimin e radhës “ Statistikat e Tregtisë me Pakicë – TM4/2019 ”, me të dhëna mbi Tregtinë me pakicë për tremujorin e fundit TM4 - 2019.
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve:
Në tremujorin e katërt të vitit 2019 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, rritje kanë: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 10.9%, Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 2.0% dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 1.8%.
Derisa gjatë këtij tremujori rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (2.2%), Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.1%), Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (1.9%), Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (1.3%) dhe Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara ( 0.3%).