Statistikat Afatshkurtëra të Tregtisë me Pakicë, TM2 2018

  • 19/09/2018

Statistikat e Tregtisë me Pakicë, TM2 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitë publikimin e radhës  “Statistikat e Tregtisë me Pakicë -TM 2/2018”.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim:

Rezultatet e këtij hulumtimi paraqesin ecurinë në tregtinë me pakicë në periudha tremujore.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, rritje kanë: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara me 11.9 % , tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 10.5 %, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 9.8 %, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara 9.0 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 8.2 % , tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me 3.5 % si dhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 3.2 %. 

Derisa gjatë këtij tremujori rënie ka shënuar  vetëm tregëtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara (11.4 %).

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, rritje kanë: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara 40.5 %, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 33.7 %., tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara ka shënuar një rritje prej 29.6 %, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 22.2 %, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 18.3 %, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 16.4 %, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 11.7 %, si dhe  tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 7.9 %.

 Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë me Pakicë mund ti gjeni në webfaqen  http://ask.rks-gov.net/.