Statistikat Afatshkurtëra të Tregtisë me Pakicë, TM12017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “ Statistikat tremujore të tregtisë me pakicë “ për periudhën TM1 /2017.
Rezultatet e këtij hulumtimi paraqesin ecurinë në tregtinë me pakicë në periudha tremujore.
Kështu në bazë të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e parë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, rritje kanë: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 0.3%, Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 0.1%, Derisa tek: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara, Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara, nuk është shënuar ndonjë ndryshim i dukshëm në krahasim me periudhën paraprake.
Rënie ka pasur: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (2.6 %), Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.4%), tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (1.1 %).
Në tremujorin e parë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016, rritje kanë: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 29.4 %, Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 24.3%,Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 15.1 %, Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 14.1 %, Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 13.6 % Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 13.3% si dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara ka shënuar një rritje prej 10.9%.
Rënie ka pasur vetëm tek Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (0.9 %).