Statistikat Afatshkurtëra të Tregtisë me Pakicë, TM1 2019

  • 18/06/2019

Statistikat e Tregtisë me Pakicë, TM 1-2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitë publikimin e radhës  “ Statistikat e Tregtisë me Pakicë – TM1/2019 ”,  me të dhëna mbi Tregtinë me pakicë për tremujorin e fundit (TM1 - 2019).

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve:

Në tremujorin e parë të vitit 2019 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, rritje kanë: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 17.8 %, Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 8.2 %, Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 2.6 %  dhe Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 0.4 %. 

Derisa gjatë këtij tremujori rënie kanë shënuar Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (13.1%), Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (3.0%), Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (2.1%) dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (1.6.%).