Statistikat Afatshkurtëra të Tregtisë me Pakicë, Prill 2022

  • 12/07/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitë publikimin e radhës  “ Statistikat e Tregtisë me Pakicë  Prill 2022,  me të dhëna mbi Tregtinë me pakicë për muajin Prill 2022.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna si në vijim për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në muajin Prill 2022  struktura e qarkullimit ishte : Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 35.93%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 4.39%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 26.44%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 0.75%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 18.72%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 0.71%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 12.3%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 0.11% dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane,tezga dhe stande ( Përmes postës apo internetit) 0.65%.                          

Në muajin Prill 2022  struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte : Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 36.81%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 4.13%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 10.57%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 1.27%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 23.53%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 1.34%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 21.56%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 0.41% dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (Përmes Postës apo Internetit) 0.37%.