Statistikat Afatshkurtëra të Tregtisë me Pakicë, Nëntor 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për muajin Nëntor 2022.
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Në muajin Nëntor 2022 struktura e qarkullimit ishte : Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 30.93%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 4.14%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 29.34%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 1.12%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 19.34%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 0.67%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 13.24%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 0.09% dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane,( Përmes postës apo internetit) 1.12%.
Në muajin Nëntor2022 struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte : Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 36.7%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 4.19%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 9.53%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 1.29%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 23.67%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 1.24%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 22.72%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 0.28% dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane,(Përmes Postës apo Internetit) 0.38%.