Statistikat Afatshkurtëra të Industrisë, TM1 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” TM-1 2017.
Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqet ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e parë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, ka pasur një rënie industria përpunuese (C) prej (19.1 %), furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej ( 7.4 % ), industria nxjerrëse (B) me ( 5.3 % ) si dhe furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me ( 3.3 %) .
Ndërkaq , krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2016), ka pasur një rritje sektori industria nxjerrëse (B ) me 54.1 % , furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 14.7 %, furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.3 % si dhe industria përpunuese (C) me 3.2 %