Statistikat Afatshkurtëra të Industrisë, Prill 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin Prill 2022 (2020=100).
Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në muajin Prill të vitit 2022 Indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Prill 2021) ishte : Industria nxjerrëse (Minierat dhe guroret) 0.35%; Industria përpunuese 0,15%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 0.28% dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave -0.1%.