Statistikat Administrative të Tregut Punës, Mars 2023

  • 28/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin mars 2023

Këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

Ky publikim ofron  të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve, aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës.

Në muajin mars, të punësuar me pagë primare sipas gjinisë janë regjistruar 360 436 persona, prej tyre 217 978 meshkuj dhe 132 495 femra. Kurse, të punësuar me pagë sekondare sipas gjinisë janë regjistruar 17 335 persona, prej tyre 11 305 meshkuj dhe 5 299 femra.

Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë mbi moshën 15 vjeçare ishte më i madh te: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (22.7%); Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparime automjetesh dhe motoçikletash (21.7%); Prodhimi (11.2%); Ndërtimtaria (6.2%); Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimet e ushqimit (5.5); Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve (5.3%), etj.

Ndërkaq, punëkërkues të regjistruar sipas grup-moshës ishin 27 776 persona, prej tyre 15 139 meshkuj dhe 12 637 femra.