Statistikat Administrative të Tregut Punës, Janar 2021 - Janar 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë “Statistikat Administrative të Tregut të Punës”, për janar 2021 – janar 2023
Ky publikim siguron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar si nga gjinia, grup mosha, numrin e të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjen e të punësuarve sipas aktiviteteve ekonomike dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup moshës për periudhën janar 2021 - janar 2023.
Të dhënat janë bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.