Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë, 2016 - 2017
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë 2016 dhe 2017”.
Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), përpunoi dhe publikoi rezultatet e shkaqeve të vdekjeve në mënyrë analitike dhe në tabela me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH (WHO) dhe Eurostat-it.
Publikim i shkaqeve të vdekjeve, për vitin 2016/2017, është bërë në bazë të përpunimit të pjesës “Certifikata mjekësore për vdekje”, të pyetësorit statistikorë për vdekje, DEM-2.
Ky publikim u mundësua me punën e përbashkët të DSS dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik (IKSHPK).
Përpunimi i informacioneve për shkaqet e vdekjeve krijon mundësi të gjëra për analiza mjekësore në fushat ku është fokusuar interesi i tyre. Pyetësori për vdekje- DEM-2, në të cilin gjendet pjesa “Certifikata mjekësore për vdekje”, pyetja - shkaku i vdekjes, mundëson të shënohet drejt sëmundja, trauma apo lëndimi që ka shkaktuar vdekjen dhe të njëjtat janë përpunuar dhe tabeluar sipas KNS-10.
Grupimi standard dhe paraqitja në tabela mundëson analiza dhe krahasime me vendet e tjera. Kodimi i sëmundjeve sipas Klasifikimit Ndërkombëtar i Sëmundjeve, revizioni i tretë (KNS – 10), vlerësohet nga OBSH si kodim i fundit me analitikë që aplikojnë sot vendet e zhvilluara.
Për të realizuar këtë hulumtim të rëndësishëm statistikor, është e domosdoshme që mjekët në spitale, klinika, qendrat mjekësore, ambulance etj. të bëjnë përshkrimin e diagnozës në pyetësorin statistikor DEM-2 në pyetjen 23 –Shkaku i vdekjes nga “historia” e pacientit për personat e kuruar në spitale, nga “kartoni” për personat e kuruar në ambulanca apo nga ndonjë dokument valid nga i cili qartë shihet diagnoza, për personin e vdekur.
Nga gjithsej vdekje të raportuara në vitin 2016, 80,3% janë të koduara (me diagnozë) ndërsa 19,7% të pa koduara (pa diagnoze). Në vitin 2017, 77,9% janë të koduara (me diagnozë) ndërsa 22,1% të pa koduara (pa diagnoze). Pjesëmarrja e vdekjeve të pa koduara, është pasojë e mungesës së diagnozës nga personeli mjekësor, kompetent për konstatimin e vdekjes dhe shkakut të vdekjes.
Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, në Kosovë vendin e parë e zënë Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, vendin e dytë e zënë grupi i sëmundjeve Tumoret, vendin e tretë e zënë grupi i Semundjet e sistemit të frymarrjes , e kështu me radhë , sipas paraqitjes tabelare.