Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), 2022

  • 21/10/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2022

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë  informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individë të kategorisë 16-74 vjeç.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2022 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në Internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, me 97.9%. Ndërsa, 1.8% e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në Internet nga asnjë lloj pajisjeje.

Po ashtu, nga të dhënat, rezulton se përdorimi i Internetit nga meshkujt dominon me 55.2%, krahasuar me femrat me 43.6%. Ndërsa, grup-mosha që ka pasur qasje në Internet me përqindje më të lartë është grup-mosha 35-44 vjeçare me 21.8%.

Ndërkaq, përdorimi i Internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes Internetit në tre muaj para intervistës ishte 51%.