Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2019.
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë teritorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2019 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 93.2%, ndërsa 6.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje. Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga llaptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj.
Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet nuk janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin 2019.