Rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB), 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2016.
Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet) dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.
Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 415 683.12 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe i përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.6 %; si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 45.0 %, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanet) 2.1% dhe kopshtet 0.2 %.
Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (187 222.87 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 134 570.91 ha (71.9 %); bimë foragjere me 28 914.30 ha (15.4 %); perime (në fushë të hapur dhe në serra) me
8 320.94 ha (4.4%); patate 3 795.31 ha (2.0 %); bishtajore 3 442.95 ha (1.8%); bimë industriale 388.91 ha (0.2 %); kultura të tjera 1 122,53 ha (0.6 %) dhe tokë djerrinë 6.667,02 ha (3.6 %).
Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 32 237.22 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide është 115 014.23 ha.
Sipas rezultateve të AEB 2016, numri i gjedheve është 264 971 krerë; i deleve është 184 265 krerë; i dhive është 27 775 krerë; i derrave është 42 309 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është
2 353 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) është 2 740 467 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 162 355.
Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2016 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi) janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit.