Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë, TM3 2016

  • 01/11/2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016 (TM3 2016) gjithsej janë regjistruar 2 476 ndërmarrje. Ndërsa, për periudhën e njëjte, gjithsej janë shuar (çregjistruar) 457 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara.
 
Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara.
 
Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9%.


Për më shumë informata rreth Regjistrit Statistikor të Bizneseve për TM3 2016, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/regjistri-statistikor-i-bizneseve

Për numrin e ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara sipas tremujorëve dhe sektorëve të aktiviteteve ekonomike 2012-2016, shih ASKDATA:

http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/sq/4c195e55-36fb-4aa2-aedc-c12813197e8d

Për numrin e ndërmarrjeve të regjistruara dhe atyre të shuara sipas tremujorëve 2006-2016, shih ASKDATA:

http://askdata.rks-gov.net/PXWeb/sq/d95fd133-da32-4234-a200-d967fe5fe96d