Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë, TM2 2016
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2016.
Në tremujorin e dytë (TM2) 2016, gjithsej janë regjistruar 2 801 ndërmarrje.
Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2016) ka pasur rënie për 3.3% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Kurse, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2015) ka pasur rritje për 12.6% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 779 ndërmarrje të reja (27.8%); prodhimi me 334 (11.9%) ndërmarrje të reja; akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 326 (11.6%) ndërmarrje të reja; bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 223 (8%) ndërmarrje të reja; ndërtimtaria me 202 (7.2%) ndërmarrje të reja; aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 170 (6.1%) ndërmarrje të reja; aktivitete të shërbimeve të tjera me 162 (5.8%) ndërmarrje të reja; transporti dhe ruajtja me 150 (5.4%) ndërmarrje të reja. Ndërsa, aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.
Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbëjnë rreth 2 714 ndërmarrje, ose 96.9% e ndërmarrjeve të reja; kategoria me 5-9 me 49 ndërmarrje ose 1.7% e ndërmarrjeve të reja; 10-19 të punësuar me 27, ose 1% e ndërmarrjeve të reja; 20-249 të punësuar me 9 ndërmarrje, ose 0.3% e ndërmarrjeve të reja; dhe në kategorinë 250+ të punësuar janë vetëm 2 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 702 ndërmarrje të regjistruara (25.1%); Ferizaj me 231 ndërmarrje të regjistruara (8.2%); Peja me 180 ndërmarrje të regjistruara (6.4%); Prizreni me 179 ndërmarrje të regjistruara (6.4%); Gjilani me 149 ndërmarrje të regjistruara (5.3%); Mitrovica me 133 ndërmarrje të regjistruara (4.7%); Gjakova me 132 ndërmarrje të regjistruara (4.7%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë këtij tremujori.
Për më shumë informata rreth Regjistrit Statistikor të Bizneseve, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq