Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, TM4 2019

  • 30/01/2020

Në tremujorin e katërt të vitit 2019 (TM4 2019) gjithsej janë regjistruar 2566 ndërmarrje.

 

Në TM4 2019 krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2019) kemi ngritje për 7.9% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2018) ka  rritje për 6.9% të ndërmarrjeve të regjistruara.

 

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 602 (23.46%), Prodhim  me 497 (19.37%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 265 (10.33%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 232 (9.04%), Ndërtimtari me 221 (8.61%), etj.

 

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2486 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.9 %), me 5 deri 9 të punësuar janë 53 sosh (2.1%), 10 deri në 19 të punësuar 18 (0.7%), 20 deri 249 të punësuar me 9 (0.4%) dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk kemi asnjë ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori.

 

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 831 ndërmarrje të regjistruara (32.4%), Prizreni me 209 (8.1%), Ferizaj me 169 (6.6%), Gjilani me 132 (5.1%), Podujeva me 119 (4.6%) dhe Peja me  103 (4.0%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.