Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, TM4 2018
Në tremujorin e katërt (TM4) janë regjistruar gjithsej 2 401 ndërmarrje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e katërt të vitit 2018 (TM4 2018)
Në tremujorin e katërt (TM4) janë regjistruar gjithsej 2 401 ndërmarrje, ku vërehet një rritje për 8.5%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2018).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2017), ka pasur një rritje për 25.0% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Po ashtu, krahasuar me vitin 2017, në vitin 2018 ka pasur rritje për 6.3% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 561 ndërmarrje të regjistruara (23.4%); prodhimi me 280 ndërmarrje të regjistruara (11.7%); akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 252 ndërmarrje të regjistruara (10.5%); ndërtimtaria me 244 ndërmarrje të regjistruara (10.2%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 212 ndërmarrje të regjistruara (8.8%); bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 156 ndërmarrje të regjistruara (6.5%); ndërsa aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.
Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 318 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.5%); me 5 deri 9 të punësuar janë 58 ndërmarrje të regjistruara (2.4%); 10 deri në 19 të punësuar 19 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); 20 deri 249 të punësuar me 6 ndërmarrje të regjistruara (0.2%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 766 ndërmarrje të regjistruara (31.9%); Prizreni me 212 ndërmarrje të regjistruara (8.8%); Ferizaj me 188 ndërmarrje të regjistruara (7.8%); Peja me 124 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); Gjilani me 109 ndërmarrje të regjistruara (4.5%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.