Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, TM2 2019

  • 30/07/2019

Në tremujorin e dytë të vitit 2019 (TM2 2019) gjithsej janë regjistruar 2655 ndërmarrje.

 

Rritje për 10.4 % e ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2019), po ashtu rritje për rreth 1% të ndërmarrjeve të regjistruara  kemi  nëse e krahasojmë me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2018).

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave  me 590 (22.22%),  prodhim  me 479 (18.04%), akomodim dhe aktivitete të shërbimeve  me ushqim  me 359 (13.52%),  ndërtimtari  me 247 (9.30%),  aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike  me 236(8.89%),etj. .

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2553 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.2 %), me 5 deri 9 të punësuar janë 71 sosh (2.7%), 10 deri në 19 të punësuar 21 (0.8%), 20 deri 249 të punësuar me 10 (0.4%) dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 749 ndërmarrje të regjistruara (28.2%), Prizreni me 211 (7.9%), Ferizaj me 189 (7.1%), Gjilani me 156 (5.9%) Peja me 144 (5.4%), dhe Fushë Kosova 112 (4.2%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.