Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, TM2 2018

  • 02/08/2018

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 (TM2 2018) janë regjistruar gjithsej 2636 ndërmarrje.

Rritje për 3.1% e ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2018).

Rritje për 17.8% të ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017).

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 723 ndërmarrje të regjistruara (27.4%), prodhimi me 299 (11.3%),  akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 277 (10.5%), ndërtimtaria me 260 (9.9%), bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 198 (7.5%),  aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 170 ndërmarrje të regjistruara (6.4%) ndërsa aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2537 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.2%), me 5 deri 9 të punësuar janë 61 sosh (2.3%), 10 deri në 19 të punësuar 25 (0.9%), 20 deri 249 të punësuar me 13 (0.5%), ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 660 ndërmarrje të regjistruara (25.1%), Ferizaj me 233 (8.9%), Prizreni me 194 (7.4%), Gjilani me 159 (6.1%), Peja me 153 (5.8%), Gjakova me 102 (3.9%) ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.