Qeveria merr Vendim për datën e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, si dhe Komisionin Qendror
Regjistrimi i Popullsisë, 01 shtator - 16 tetor 2023
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 99-të, të mbajtur më 30 shtator 2022, mori Vendim (Nr. 28/99) për caktimin e datës së Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS) në Kosovë
Sipas këtij Vendimi, REKOS do të realizohet në periudhën kohore, nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023.
Sipas këtij Vendimi, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) obligohet që t’i fillojë përgatitjet për realizimin e REKOS 2023 në periudhën e caktuar kohore.
Ndërkohë, që obligohet çdo banor i Republikës së Kosovës, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t’ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta për vete dhe për të afërmit e tij/e saj.
Tutje, në mbledhjen e 99-të, Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendim Nr. 09/99 propozoi gjashtëmbëdhjetë (16) emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qendror të Regjistrimit (KQR), lista e të cilëve do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për aprovim.
Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) është institucioni më i lartë për mbikëqyrjen e Regjistrimit (REKOS 2023).