Publikohen të dhënat paraprake për Regjistrimin e Bujqësisë

  • 15/09/2015

Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) ka publikuar sot të dhënat paraprake për Regjistrimin e Bujqësisë në Kosovë, i cili është mbajtur nga 1 nëntori deri më 20 nëntor 2014.

Regjistrimi i Bujqësisë është kryernë 34 komuna të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në katër komuna në Veri tëRepublikës së Kosovës (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut)Regjistrimi nuk ka mundur të kryhet, për shkak se këto komuna refuzuan tëmarrin pjesë. ASK kishte bërë përgatitjet që Regjistrimi të mbahet në gjithëterritorin e Republikës.

Kyreshefi Ekzekutiv i ASK-së, z. IsaKrasniqi theksoi se qëllimi i këtij regjistrimi ishte që të mblidhen statistikatë detajuara për strukturën e ekonomive bujqësore në Kosovë. Sipas tij, njëinformacion i tillë është vendimtar për zhvillimin e politikave bujqësore nëKosovë.

Kryeshefi Krasniqi theksoi se ështërespektuar dhe respektohet fshehtësia e plotë e të dhënave individuale tëekonomive bujqësore, në përputhje me dispozitat e Ligjit për StatistikatZyrtare të Republikës së Kosovës, Nr. 04/L-036 dhe dispozitave të Ligjit përMbrojtjen e të Dhënave Personale, Nr. 03/L-172.

“Është garantuar parandalimi iqasjes së paautorizuar në Qendrën e Bazës së të Dhënave grupore dhe individuale,ku mbahet i tërë kontingjenti i të dhënave të regjistrimit. Të dhënat embledhura grupore dhe individuale janë anonime për palën e tretë dhe si tëtilla mund të publikohen vetëm me autorizim të posaçëm për përdorimin e tyre,për qëllime që janë në harmoni me qëllimet statistikore të regjistrimit”, pohoiz. Krasniqi.

Kryeshefi Krasniqi shpjegoi se regjistrimiështë organizuar dhe realizuar nga Agjencia e Statistikave të  Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë eBujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe me Komisionet Komunaletë Regjistrimit (KKR).

Zëvendëskryeministri i Republikës sëKosovës, z. Kujtim Shala theksoi se pas më shumë se 50 viteve Republika eKosovës po realizon Regjistrimin e Bujqësisë dhe ky projekt është një e arriture madhe për Kosovën.

“Realizimi i këtij projekti sigurontë dhëna që i kanë munguar Kosovës për kohë të gjatë dhe do t’i mundësojëKosovë përgatitjen e projekteve zhvillimore sipas standardeve evropiane, ku do tëidentifikohen nevojat për investime zhvillimore në të ardhmen”, theksoi z.Shala, ndërsa premtoi përkrahjen e institucioneve të Kosovës për projektekapitale që do të realizojë në të ardhmen ASK.

Zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian,Libor Chlad tha se Zyra e Bashkimit Evropian ka punuar nga afër me ASK-në qënga viti 2005 për t’i zgjeruar kapacitetet e saj për të mbledhur, ofruar dhepublikuar të dhëna të besueshme dhe përkushtimi ynë është prova më e mirë përsa shumë kemi ndihmuar në aspektin teknik dhe në ofrimin e  programeve.

“Komunat në veri të Kosovës nuk kanëmarrë pjesë në regjistrim dhe Bashkimi Evropian do të punojë me ta që kyregjistrim të kryhet në të gjithë territorin e Kosovën” theksoi z. Chlad dhepohoi se pret që rezultatet përfundimtare të jenë të suksesshme.

Përfaqësuesi i UNOPS-it, z. FredericFrippiat theksoi se Regjistrimi i Bujqësisë është një punë e madhe kudo nëbotë, dhe ka qenë një punë e madhe dhe e rëndë për t’u kryer edhe në Kosovë,pasi ishin të aktivizuar mijëra punëtorë në terren dhe stafi mbështetës.

“UNOPS-i si menaxhues i Fondit tëMirëbesimit të Projektit të Regjistrimit të Bujqësisë, është angazhuar përrealizim sa më të suksesshëm të këtij projekti”, tha z. Frippiat dhe falënderoidonatorët që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti.

Ministri i Bujqësisë dhe ZhvilliitRural, z. Memli Krasniqi theksoi se Ministria e Bujqësisë është përfituesikryesor i rezultateve që dalin nga Regjistrimi i Bujqësisë dhe dita e sotmeshënon një fazë të rëndësishme në fushën e bujqësisë.

“Publikimi i rezultateve të sotmeedhe pse është i pjesshëm, është punë e jashtëzakonisht profesionale që ështëbërë nga ASK-ja. Ajo që na bënë të ndjehemi mirë, kemi një proces që është bërësipas parametrave ndërkombëtar, që ka një besueshmëri të madhe dhe që namundëson që të kemi një rezultat shumë të saktë, e që do të na ndihmojë që tëkemi një efikasitet shumë të madh në programin e zhvillimit të bujqësisë”, thaministri Krasniqi.

Menaxheri i Projektit tëRegjistrimit të Bujqësisë, z. Bajrush Qevani theksoi se gjatë procesit tëRegjistrimit të Bujqësisë, në zonat rurale regjistruesit kanë shkuar derë mëderë dhe kanë vizituar të gjitha ekonomitë familjare, ndërsa në zonat urbaneregjistruesit kanë vizituar vetëm njësitë bujqësore sipas listës së bazuar nëRegjistrimin e Popullsisë 2011.

“Të dhënat paraprake të Regjistrimittë Bujqësisë janë të prezantuara në nivel të Kosovës dhe nivel rajonal, ndërsatë dhënat më të detajuara në nivel komune do të prezantohen në rezultatetpërfundimtare në muajin shtator 2015”, theksoi z. Qevani.

Duke shpalosur të dhënat parapraketë dala nga Regjistrimi i Bujqësisë, z. Qevani theksoi se rezultatet e paratregojnë se ishin 129220 ekonomi bujqësore që kishin aktivitet bujqësor nëvitin 2013-2014.

“Sipërfaqja e përgjithshme e tokëssë shfrytëzuar për prodhim bujqësor në vitin 2014 ishte 257639 hektarë. Më 1nëntor 2014 ishin gjithsej 253234 krekë gjedhe, rajoni me numrin më të madh tëgjedheve ishte Prishtina me rreth 50759 krerë. Numri i përgjithshëm i deleve nëKosovë ishte 169927, rajoni me numrin më të madh të deleve ishte 44505 krerë. Numrii përgjithshëm i dhive në Kosovë ishte 29085, rajonet me numrin më të madh tëdeleve ishin: Prizreni me 7223 krerë dhe Prishtina me 7077 krerë. Numri ipërgjithshëm i shpezëve në Kosovë ishte 2695344, rajoni me numrin më të madh tëshpezëve ishte Prishtina me rreth 593315”, theksoi z. Qevani.

Ndryshe, projekti i Regjistrimit të Bujqësisëështë financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, si Zyra eBashkimit Evropian në Kosovë, Bashkimi për Zhvillim – Ambasada e Suedisë -SIDA, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar  -DFID, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Qeveria e Danimarkës dhe Ambasada e Dukëssë Madh të Luksemburgut. Ky fond quhet Fondi Mirëbesimit dhe menaxhohet ngaZyra e Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Projekteve (UNOPS). Kostojatotale e projektit është afro 4.7 milionë euro. Nga projekti i Regjistrimit tëPopullsisë kanë mbetur 2.2 milionë euro. Pjesa tjetër rreth 2.5 milionë euroështë siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorët. Kjo kosto përfshinperiudhën 2012-2015.

Në këtë link mundt’i shkarkoni pamjet dhe deklaratat: