Përfaqsues të ASK-së u pritën në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi

  • 09/02/2023

Në takim u diskutua mbi realizimin e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë, përgjatë periudhës kohore 1 shtator-16 tetor 2023.

Z. Krasniqi shprehu përkrahjen për regjistrimin e popullsisë, si një ndër projektet më të rëndësishme nacionale. Regjistrimi i Popullsisë, do të ofroi të dhëna të rëndësishëm mbi treguesit kryesor demografik dhe socio-ekonomik të vendit, është në interes të të gjitha palëve dhe akterëve me rëndësi në vend, që procesi I regjistrimit të realizohet me sukses si bazë për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare për përmirësimin e sistemit statistikor të Republikës së Kosovës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me të gjitha akterët e rëndësishëm në vend do të angazhohet maksimalisht që procesi i Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, të realizohet në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare, dhe në bazë të modeleve e praktikave më të mira shtetërore.