Përfaqësuesja e EUROSTAT-it Janne Utkilen në vizitë dy ditore në Entin e Statistikës së Kosovës
Përfaqësuesja e misionit vlerësues nga Eurostatit znj. Janne Utkilen u prit sot nga Isa Krasniqi u.d Kryeshefi i ESK s`bashku me bordin e drejtoreve. Gjatë takimit me znj. Jane Utkilen , u diskutua për të arriturat e ESK gjatë periudhës një vjeçare. Isa Krasniqi u.d kryeshef i ESK-se, e njoftoj znj. Janne për punën e ESK për një vit, po gjithashtu edhe për procesin e Regjistrimit të Popullsisë si ndër proceset shumë të rëndësishme për ESK që do ta pasuroj edhe raportin progresin vjetore, lidhur me statistikat për vendin në përgjithësi. ESK në kuadër të saj ka departamente e statistikave prodhuese ku në kuadër të secilit departament janë të angazhuar stafi i cili është i trajnuar dhe po bën përpjekje çdo herë për cilësi me të mire te të dhënave, dhe tani pas procesit të regjistrimit të popullsisë do të kemi edhe një lehtësi pasi në pyetësorët e regjistrimit ka pasur pyetje që i prek të gjitha Fushave me përgjegjësi qe kane departamentet.
Znj. Janne Utkilen e inkurajoj stafin menaxhues për të arriturat e ESK, dhe u shpreh që në do të vazhdojmë me asistenca mbështeste edhe në të ardhmen. Znj.Janne po vazhdon takimet veç e veç me departamente për tu informuar me përafërmi me të arriturat e ESK.