Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Zyres së Statistikave të Çekisë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës kryesuar nga z.Ilir T.Berisha zv.Kryeshef dhe dhe Zyra e Statistikave të Çekisë kryesuar nga z. Marek Rojíček, Drejtor i Përgjithëshëm, kane nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi.
Të dyja palët e këtij Memorandumi vendosin për bashkëpunim të vazhdueshëm në mbështetje të një sërë aktivitetesh dhe promovon vendosjen e objektivave dhe procedurave për bashkëpunimin e ndërsjellë për shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojës në mënyrë që të lehtësohen zhvillimet dhe zbatimi i aktiviteteve të përbashkëta statistikore.
Qëllimi i këtij Memorandumi është shprehje vullnetare të qëllimit të pjesëmarrësve për të punuar së bashku në fushën e statistikave për të promovuar efikasitetin e njohurive.
Memorandumi krijon një kornizë të përgjithshme dhe dispozita për një bashkëpunim efikas. Ai mbështet një sërë aktivitetesh dhe promovon përcaktimin e objektivave dhe procedurave të bashkëpunimit të ndërsjellë për shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave me qëllim që të lehtësojë zhvillimet dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta statistikore duke iu referuar prodhimit statistikor më efikas dhe përshtatjes me standardet acquis të BE-së.