Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet ASK-së dhe Programit të USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë

  • 08/12/2021

Nënshkruhet Marrëveshje e Mirëkuptimit (MeM) ndërmjet ASK-së dhe Programit të USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi (MeM) me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, me të cilën synohet të mbështetet ASK-ja në zbatimin e praktikave konsistente ndërkombëtare për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e statistikave zyrtare, të sakta dhe në kohë, mbi tregtinë elektronike.

Të dhënat zyrtare mbi tregtinë elektronike janë të rëndësishme për të informuar sektorin publik dhe privat mbi vendimet për mundësitë individuale dhe rritjen ekonomike, përgjegjshmërinë dhe transparencën.

Kjo Marrëveshje u nënshkrua nga Z. Ilir T. Berisha, Zv. Kryeshef Ekzekutiv në emër të ASK-së,  Z. Terence Slywka, përfaqësues i Chemonics International Inc., dhe Z. Joshua Mike, Drejtor i Zyres për Rritje Ekonomike në USAID (Kosovë).