Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës
ku parashihet bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve të vendit.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi institucional ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës për krijimin e një komunikimi të drejtpërdrejtë, efikas, të përdorshëm, të qëndrueshëm, shkëmbim informacioni, për ofrimin e të dhënave të bazuara në dëshmi dhe në kohë reale.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë në ambientet e ASK-së nga Ilir T. Berisha, Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së dhe Z. Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, z. Berisha theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërmjet ASK-së dhe Kuvendit për ta promovuar efikasitetin e njohurive, si dhe të krijojë një kornizë dhe kushte të përgjithshme për bashkëpunim efikas.
Në anën tjetër, Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, z. Krasniqi tha se “Kjo Marrëveshje e Mirëkuptimit do të vendosë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve: Kuvendit të Republikës së Kosovësdhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për realizimin e bashkëpunimit, kryesisht në fuqizimin e kapacitetit aktual të deputetëve për angazhim në arritjen e OZHQ-ve (synimeve për zhvillim të qëndrueshëm), si dhe në përdorimin e të dhënave nga ana e trupave punuese të Kuvendit, të bazuara në dëshmi, gjatë procesit të politikë-bërjes dhe miratimit të ligjeve, si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar.
Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit nga delegacioni i Kuvendit ishin të pranishëm: Z. Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe Znj. Shqipe Krasniqi, Zyrtare e lartë për koordinim të donatorëve dhe marrëdhënie me SHC.