Nënshkruhet Marrëveshje e Mirëkuptimit (MeM) ndërmjet ASK-së dhe Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut

  • 10/12/2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi (MeM) me Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën synohet bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve rajonale.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë në ambientet e ASK-së nga Ilir T. Berisha, Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së dhe Z. Apostol Simovski, Drejtor e Përgjithshëm Ekzekutiv i Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo marrëveshje  do të krijojë një kornizë dhe kushte të përgjithshme për bashkëpunim efikas, që do të mbështesë një varg aktivitetesh dhe promovon vendosjen e objektivave dhe procedurave për për bashkëpunim të ndërsjellë për shkëmbimin e informacionit, pikëpamjeve dhe përvojës, në mënyrë që të lehtësohen zhvillimet dhe zbatimi i aktiviteteve të përbashkëta statistikore. 

Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit nga delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishin të pranishëm: Z.Apostol Simovski, Drejtor e Përgjithshëm Ekzekutiv i Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Z.  Ilmi Selami, Zv.Drejtor; Znj. Tatjana Mitevska, udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar; dhe Z. Stase Nolev, udhëheqës i Departamentit për Kushtet e Jetesës.