Llogaritjet Ekonomike në Bujqësi, 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat “Llogaritë Ekonomike për Bujqësi”, për vitin 2021.
Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë.
Vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante.
Në vitin 2021, prodhimet bimore kanë shënuar rritje për 11.5%, krahasuar me vitin 2020. Rritja në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e vlerës së prodhimit të drithërave, bimëve foragjere, perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, pemëve si dhe patateve.
Kurse, prodhimet blegtorale kanë shënuar rënje për -8.4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Rënja mund të shpjegohet me rënjen e vlerës së produkteve blegtorale.
Ndërkaq, gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rritje për 3.8% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020.
Konsumi i ndërmjetëm gjithsej është vlerësuar rreth 339.7 milionë Euro në vitin 2021, që paraqet një rritje prej 7.4%, në krahasim me vitin 2020.
Llogaritë Ekonomike në Bujqësi 2020 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.