Llogaritjet Ekonomike në Bujqësi, 2019

  • 04/09/2020

Shënojnë rritje prodhimet bimore dhe blegtorale në 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritjet Ekonomike në Bujqësi”, për vitin 2019

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë. Vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante.

Në vitin 2019, prodhimet bimore kanë shënuar rritje për 13.6%, krahasuar me vitin 2018. Rritja në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e prodhimit të drithërave, bimëve foragjere, pemëve, perimeve dhe prodhimeve të kopshtit.

Ndërkaq, prodhimet blegtorale, po ashtu kanë shënuar rritje për 8.2% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.

Gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rritje për 11.4% në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018.

Konsumi i ndërmjetëm gjithsej është vlerësuar rreth 305.4 milionë Euro në vitin 2019, që paraqet një rritje prej 1.1%, në krahasim me vitin 2018.

Llogaritjet Ekonomike në Bujqësi 2019 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.