Llogaritë Qeveritare, TM4 2020

  • 05/03/2021

Shpenzimet e Qeverisë në pjesën më të madhe përbëhen nga kontributet sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM4 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt (TM4) 2020.

Shuma e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2020 ishte 703.2 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 52.2% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2020 ishte 817.1 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.