Llogaritë Qeveritare, TM4 2019
Pjesa më e madhe e shpenzimeve të Qeverisë i takon formimit të kapitalit bruto
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore
Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM4 2019).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2019 ishte 544.6 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 70% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM4 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 744.8 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (34%), kompensimi i punëtorëve (21%), kontributet sociale dhe përfitimet (20%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.