Llogaritë Qeveritare, TM4 2018
Të hyrave të Qeverisë për TM4 2018 ishte 500.7 milionë Euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM4 2018
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2018 ishte 500.7 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM4 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 648.2 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (33%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve