Llogaritë Qeveritare, TM3 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM3 2022). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2022 ishin 697,5 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM3 2021 ishin 673,9 milion Euro.
Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 78% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 14%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4%, transfertat e tjera aktuale 3%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2022 ishin 615,9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2021 ishin 526,9 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, kompensimi i punëtorëve me 23%, subvencionet 23%, konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.