Llogaritë Qeveritare, TM3 2019
Më pak shpenzime sesa të hyrat e Qeverisë në TM3 2019
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2019).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2019 ishte 600.7 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 68% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM3 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 511.9 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (30%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (12%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.