Llogaritë Qeveritare, TM1 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM1 2022). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2022 ishin 557,6 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM1 2021 ishin 523,6 milion Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 70.7% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 17.2%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4.0%, tatimet tjera në prodhim 3.6%, aktivet dhe detyrimet financiare 2.2%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2022 ishin 459,7 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2021 ishin 521,0 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 34.8%, kontributet sociale dhe përfitimet me 31.5%, konsumi i ndërmjetëm 12.6%, subvencionet 5.7%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.