Llogaritë Qeveritare, TM1 2020

  • 05/06/2020

Tatimet në produkte përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM1 2020

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2020).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2020 ishte 402.4 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM1 2020, totali i shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 400.3 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (38.6%), kontributet sociale dhe përfitimet (33.2%), konsumi i ndërmjetëm (10.1%), dhe formimi i kapitalit bruto (6.2%). Kurse, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.