Llogaritë Qeveritare, TM1 2019

  • 07/06/2019

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2019 ishte 464.8 milionë Euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM1 2019

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2019).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2019 ishte 464.8 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 62% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM1 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 401.0 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje (37%);  kontributet sociale dhe përfitimet (30%); konsumi i ndërmjetëm me pjesëmarrje prej 11%; formimi i kapitalit bruto (10%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.