Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM4 2016

  • 20/04/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon për herë te parë Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM4 2016).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2016 ishte 436.6 milionë Euro.  

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në proddhime, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.


Për më shumë informata, lidhur me publikimin "Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM4 2016", vizitoni: http://ask.rks-gov.net/media/3184/llogaritë-qeveritare-të-kosovës-q4_2016.pdf