Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM2 2017

  • 10/10/2017

Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM2 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon  Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2017).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM2 2017 ishte 448.7 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhim, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM2 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 439.0 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%); kontributet sociale dhe përfitimet (24%); formimi i kapitalit bruto (23%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.