Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM1 2017

  • 14/07/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2017).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2017 ishte  458.9 milionë Euro. 

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 54% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM1 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte  368.0 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (37%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.