Llogaritë Qeveritare të Kosovës, 2016

  • 08/06/2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitur Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2016. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2016 ishin 1 779.3 milionë Euro. Në krahasim me  vitin paraprak ishte një rritje prej 4.3% të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 69% të totalit të të hyrave;  tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj., 13%. Ndërsa, pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në vitin 2016, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 764.7 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet, me pjesëmarrje prej 31%;  kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 23%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 22%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 10%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për  Statistikat e Financave  Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).